Flash News

E-TJERA

80% e shqiptarëve nuk besojnë tek patronazhistët, tregon sondazhi i “Barometri”

80% e shqiptarëve nuk besojnë tek patronazhistët, tregon sondazhi

Shqiptarët nuk kanë besim tek patronazhistët që u kthyen në një temë kryesore të debatit politik gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 25 prill.

Euronews Albania dhe MRB i pyeti shqiptarët se sa besim kanë tek institucionet apo grupimet e ndryshme në vend. Nivelin më të ulët të besueshmërisë shqiptarët e kanë për patronazhistët.

Kjo mungesë besimi gjendet edhe tek vetë votuesit e Partisë Socialiste (74.5%) përpos atyre të Partisë Demokratike (81.8%).

Diskutimi për patronazhistët lindi pas publikimit të një databaze të dhënash për mbi 910 mijë votues në Qarkun e Tiranës.

Patronazhistët jepnin informacion mbi prirjen e votës por edhe detaje dhe të dhëna konfidenciale dhe personale të tjera për qytetarët duke thyer privatësinë.

80% e shqiptarëve nuk besojnë tek patronazhistët, tregon sondazhi

Disa qindra qytetarë të Qarkut të Tiranës, të përfaqësuar nga organizata rinore “GUXO” por edhe PD, paditën PS në SPAK për çështjen e zotërimit të paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore.

SPAK është shprehur se publikimi i këtyre të dhënave nuk përbën veprën penale “korrupsion aktiv të zgjedhje” por po heton për veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”. Euronews Albania

Të fundit