Flash News

E-TJERA

83% e votuesve të PS mendojnë se shteti është shumë i korruptuar

83% e votuesve të PS mendojnë se shteti është shumë i

Shumica e qytetarëve shqiptarë shprehen se shteti është shumë i korruptuar.

Në sondazhin e Barometrit të "Euronews Albania", 82.5% e socialistëve të pyetur thonë se në vend ka shumë korrupsion apo vendi është në korrupsion total.

Vetëm 15.7% e socialistëve janë të mendimit se në qeverisje ka pak korrupsion.

Ndërsa sa i përket votuesve demokrat, 98% e tyre thonë se korrupsioni është dominant. Nga ana tjetër janë 94.4% e të papërcaktuarve që mendojnë se shteti është shumë ose tërësisht i korruptuar.

Për realizimin e këtij sondazhi janë pyetur 1 mijë qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë periudhën 10-28 gusht 2021.

Të fundit