Flash News

E-TJERA

“87 herë qëndrova në Kavajë”, ish-drejtuesi i Policisë rrëzon Veliajn: Telefoni ka pulsuar në Qerret

“87 herë qëndrova në Kavajë”, ish-drejtuesi i

Ish-drejtuesi i policisë Arjan Hoxha komentoi reagimin nga qelia të kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me qelizat telefonike të përmendura nga SPAK në dosjen e tij që tregojnë komunikime në zonën e Kavajës.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania ai tha se 87 komunikimet e regjistruara nuk janë në zonën e Kavajës por në Qerret aty ku sipas akuzës së SPAK kryebashkiaku posedon një vilë të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Përplasjen mediatike me anë të statuseve të Veliajt e ka bërë për 2 arsye; për të krijuar një besim te ata njerëz që kanë akoma mbështetje për të, për të ulur ndjeshmërinë e opinionit publik por nuk i shërben mbrojtjes së tij. Ajo masë sigurie është dhënë nga gjykata, por është e vonuar.

Është i vetmi funksionar që sot është në masën më të lartë të sigurisë se ka mundësi të prishë provat. Në raport me qelizat telefonike, nuk është e vërtetë; qelizat logojnë në një zonë të caktuar dhe me antenë kryesore, kur je me fushatë je i shpërndarë. Telefoni ka pulsuar në Qerret, antena mund të gabojë me 3-4 metra, këtë e bën thjesht për opinion publik”, tha Hoxha.

 

Të fundit