Flash News

E-TJERA

87-vjetori i Havzi Nelës/ Berisha-Ramës: A ke ndonjë ndjesë për aktin e babait tënd?

87-vjetori i Havzi Nelës/ Berisha-Ramës: A ke ndonjë ndjesë

Sot është 87-vjetori i lindjes së poetit Havzi Nela, i cili u var publikisht në gusht të vitit 1988 me firmën e babit të kryeminsitrit Edi Rama, Kristaq Ramës.

Këtë përvjetor të lindjes së poetit e ka përkujtuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, i kërkon kryeministrit Rama të kërkojë ndjesë publike për krimin e babait të tij.

“Edvin, sot eshte ditelindja e poetit Havzi Nela qe u var per fjalen e lire publikisht ne gusht te vitit 1988 me firmen e babait tend xhelat Kristaq Rama. A ke ndonje ndjese apo pendese per aktin e tij?? sb” shkruan Berisha teksa e shoqëron me një foto të kreut të qeverisë.

Poeti Havzi Nela u la i varur në mes të Kukësit më 10 gusht 1988, një nga krimet më monstruoze të diktaturës komuniste në vendin tonë.

87-vjetori i Havzi Nelës/ Berisha-Ramës: A ke ndonjë ndjesë

Të fundit