Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
870 mln € për të ‘zëvendësuar’ portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka planifikuar ndonjë përmirësim në këtë segment ndërsa një përpjekje për të dhënë me koncesion segmentin problematik Milot-Balldre, dështoi për mungesë ofertash.
Kjo është hera e dytë që përpjekjet e qeverisë për të gjetur financim alternativ për këtë aks rrugor dështon, por ky është larg të qenit i vetmi aks rrugor për të cilin, buxheti nuk ka financime dhe financimi privat është i pasigurtë. Në fakt, kudo që hedh shikimin në hartën rrugore të Shqipërisë dallon se disa përmirësime janë të domosdoshme, ndërsa, në planin buxhetor afatmesëm të qeverisë nuk ka para të caktuara për to. Rrjedhimisht, trafiku në Lezhë, në hyrje të Shkodrës, në Elbasan, në Pogradec apo edhe në vetë autostradën Tiranë – Durrës në segmentin nga Vora për në Durrës, ka gjasa do të jetë histori e pandarë për qytetarët edhe për mandatin e katërt të qeverisë aktuale, e ndoshta më tutje.
Buxheti afatmesëm
Projektet e mëdha infrastrukturore të Shqipërisë, për shkak se për nga ndërtimi zgjasin disa vite, parashikohen në një instrument qeverisës të njohur si buxheti afatmesëm. Në këtë instrument, qeveria përshtat nevojat e pritshme trevjeçare me mundësitë financiare të buxhetit. Me pak fjalë, nëse buxheti është, fjala vjen, 100 lekë, qeveria përcakton se cilat projekte do të financohen me këto para. Qeveria ka mundësi që, për projekte të tjera, të shkojë të kërkojë programe të ndryshme ndihme, si, fjala vjen, nga Bashkimi Evropian, ose të kërkojë financim privat përmes skemës së partneritetit publik dhe privat. Ligji i fundit i buxhetit i miratuar nga parlamenti vitin e kaluar gjendet këtu [link], ndërsa lista e investimeve me programet trevjeçare gjenden te dokumenti në eksel i titulluar Lista e Projekteve te Investimeve Publike 2025-2027 [këtu] Dokumenti bart dy tabela, njëra paraqet investimet e planifikuara me burime të brendshme dhe tjetra, me burime të huaja, ku përfshihen kreditë dhe donacionet.
Projektet e financuara
Lista e projekteve që kanë lidhje me infrastrukturën rrugore të financuara nga burimet e brendshme paraqitet në qelizat 140 deri në 166. Në këto qeliza dallohet se shumica dërrmuese e parave pritet të shkojnë për kontratat koncesionare ekzistuese si dhe për autostradën Elbasan – Qafë Thanë dhe Elbasan Lekaj. Këto dy projekte të ndara në 14 faza pritet të kushtojnë në total 40 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro dhe do t’i shtojnë vendit rreth 100 kilometra autostradë, me një kosto mesatare prej mbi 4 milionë eurosh për kilometër, pa shtesat e zakonshme të punimeve. Punimet për këtë aks janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2027.
Projekti tjetër i madh është zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës. Në buxhet parashikohet që do të kushtojë 12.5 miliardë lekë ose 125 milionë euro por shqiptarët do të duhet të presin së paku vitin 2029, nëse punimet nuk shtyhen, për ta parë të përfunduar. Faza e parë dhe e dytë ka nisur, por pritet të përfundojë pas vitit 2027 ndërsa faza e tretë pritet të nisë në vitin 2026 dhe faza e katërt dhe e pestë, në vitin 2027. Afati i përfundimit të punimeve për këto tre fazat e fundit është viti 2029.
Projekt tjetër i kushtueshëm është rruga Berat – Ballaban, e cila pritet të kushtojë 66 milionë euro sipas vlerësimit të buxhetit dhe do të mbarojë gjithashtu pas vitit 2027. Përmirësimi i rrugës ekzistuese Kombinat – Ndroq – Plepa do të kushtojë afërsisht 48 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2028 nëse nuk do të ketë shtesa.
Unaza e Tiranës, e cila aktualisht është e hapur për trafikun, do të ketë punime plotësuese që do të vijojnë deri pas vitit 2029.
Aktualisht qeveria ka tre kontrata koncesionare për rrugët, të cilat i kushtojnë taksapaguesve miliona. Kontrata e Rrugës së Arbrit na kushton rreth 36 milionë euro në vit për një total prej 400 milionë eurosh dhe do të vijojmë ta paguajmë deri në vitin 2031. Kontrata e Rrugës së Kombit na kushton 7 milionë euro në vit në formën e “subvencioneve” nga buxheti, përveç dhjetëramilionëve të paguara nga përdoruesit dhe sipas dokumentit të buxhetit, do të vijojë të na kushtojë deri në vitin 2032 për një total prej gati 100 milionë eurosh. Kontrata e tretë është ajo e segmentit rrugor nga Porti i Jahteve në Orikum për te tuneli për në Palasë, e cila do të marrë afërsisht 9.5 milionë euro në vit deri në vitin 2034.
Sa i përket projekteve me financim të huaj, projekti i ‘Bypass’-it të Tiranës, i cili do të lidhë autostradën e veriut me autostradën e Elbasanit, pritet të kushtojë afërsisht 240 milionë euro dhe është financuar nga Bashkimi Evropian.
Një projekt tjetër, ai i rrugës Qukës – Qafë Plloçë, pritet të kushtojë 260 milionë euro sipas vlerësimit aktual, ka ngrënë sakaq 190 milionë euro dhe financimet planifikohen të shtrihen deri pas vitit 2027.
Rrugët e pafinancuara
Në listën e projekteve për financime të huaja, shënohet projekti ‘Bypass’ i Elbasanit’ me kosto 22 miliardë lekë, por për këtë projekt financuesi është “i paspecifikuar”, që do të thotë se nuk është gjendur ende. Teorikisht, projekti duhej të kishte nisur zbatimin në vitin 2024 dhe do të duhej të përfundojë në vitin 2028. Por për momentin asgjë nuk ka ndodhur. Mungesa e autostradës që duhet të shmangë trafikun në qytetin e Elbasanit ka gjasa do të ulë në mënyrë dramatike rendimentin e përdorimit të të gjithë autostradës Lekaj – Qafë Thanë për shkak se, pasi përdoruesit të përshkrojnë 30 kilometrat e para me shpejtësi, fjala vjen, 100 kilometra në orë, do të ngecin në trafikun e Elbasanit.
Projekti tjetër madhor pa financime është ai i autostradës që duhet të lidhë ‘bypass’-in e Tiranës me fshatin Lekaj, pra me Korridorin Tetë dhe me superstradën drejt jugut. Autostrada do të duhet të ndërtohet nga Ura e Beshirit në Tiranë përmes luginës së Pezës për të dalë në fshatin Lekaj në Kavajë pasi të kapërcejë një terren kodrinor. I njohur si Korridori Qendror, kjo duhet të jetë autostrada që do të shmangë trafikun famëkeq në Unazën e Durrësit si dhe do të heqë një pjesë të trafikut në superstradën Tiranë – Durrës. Ky është një projekt që supozohet se do të kushtojë qindramilionë euro dhe që është i pafinancuar as me burime të brendshme dhe as me burime të huaja. Qeveria ka hedhur disa herë idenë e dhënies me koncesion dhe bërjes së kësaj autostrade me pagesë, gjë për të cilën planet nuk kanë ecur dot përpara.
Shkodra, rruga lidhëse e së cilës me Tiranën është ndërtuar në vitet 2000 pa karrexhatë rezervë dhe që aktualisht është gjithmonë e mbingarkuar me trafik dhe rrezik të lartë aksidentesh, ka gjasa do të mbetet me të njëjtën rrugë për një kohë të pacaktuar. Nuk ka projekt të planifikuar për financim për këtë segment rrugor që lidh kryeqytetin me qytetin më të madh të veriut dhe më tutje me Malin e Zi. As nuk ka projekt për të ndërtuar ‘bypass’ për Shkodrën për të anashkaluar nyjen e Bahçallëkut.
Plani i qeverisë ishte që për segmentin Milot – Balldre, i cili duhej të shmangte trafikun në Lezhë, të jepej me koncesion. Fillimisht qeveria ia dha koncesionin një kompanie vendëse, e cila nuk kishte kapitale dhe nuk gjeti dot financime ndërsa tani, një tender i hapur para zgjedhjeve, u shpall i dështuar pas zgjedhjeve.
Teorikisht rruga Qukës – Qafë Pllocë do të duhet të shërbejë si alternativë ndaj rrugës aktuale Qafë Thanë – Qafë Pllocë, e cila kalon përmes qytetit të Pogradecit. Planet për një autostradë për të lidhur Qafë Thanën me Korçën dhe më pas me kufiri grek mbeten të pafinancuara.
Paratë për portin
Një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit investues të buxhetit të shtetit përgjatë viteve të vijim është caktuar nga qeveria që të shkojë për ndërtimin e një porti të ri, pasi portin ekzistues të Durrësit e ka dhënë për ndërtim pallatesh. Qeveria fillimisht pretendoi se porti i ri, i cili do të duhet të ndërtohet para se ky ekzistuesi t’i jepet Alabarit, do të ndërtohej me shpenzime private. Kjo punë nuk shkoi gjëkundi kështu që qeveria iu drejtua burimeve të buxhetit. Aktualisht projekti i qeverisë është që të ndërtojë një port të ri me kosto finale të papërcaktuar, por që për fazën e parë janë caktuar të shpenzohen 49 miliardë lekë ose 490 milionë euro. Kostoja e fazave të tjera do të duhet të zbulohet gradualisht gjatë viteve në vijim. Ky është plani për portin e mallrave. Ka edhe një plan të dytë.
Në mënyrë që të lirojë Portin e Durrësit për ndërtimin e pallateve, Shqipërisë i duhet të ndërtojë një port të ri ushtarak. NATO duket se nuk lejon që porti aktual të zihet pa u zëvendësuar me një port të përshtatshëm për të garantuar sigurinë e vendit. Për këtë arsye, projekti i dytë i qeverisë, i caktuar për t’u paguar me burime të brendshme, konsiston në ndërtimin e një porti të ri detar ushtarak në Porto Romano, me kosto të vlerësuar aktualisht prej 38 miliardë lekësh ose 380 milionë eurosh. Deri në këtë moment, pa marrë parasysh kostot e mundshme shtesë, qeveria ka në plan për të shpenzuar 870 milionë euro për të liruar Portin e Durrësit për pallate. Kjo është një shifër që do të kishte mjaftuar për të ndërtuar shumë nga segmentet rrugore të domosdoshme të cilat aktualisht nuk janë të financuara, sy bajpasi i Elbasanit me kosto 220 milionë euro apo një rrugë e re për Shkodrën./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38