Flash News

E-TJERA

90 kg kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 10 persona

90 kg kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, SPAK përfundon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë një procedim penal ndaj një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Të pandehur në këtë çështje janë: Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano, Endi Sejdini dhe Baki Huqi.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ndërsa për disa prej tyre rëndon edhe akuza e “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas SPAK, "grupi kriminal ka organizuar dy ngarkesa me “lëkurë gjedhësh” nga Republika Domenikane, ku ishin fshehur rreth 90 kilogramë kokainë me vlerë tregu rreth 3.6 milionë euro. Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit gjatë vitit 2024 dhe më pas janë magazinuar në ambiente në Tiranë, në zonën e Mulletit."

Ky procedim ka rrjedhur nga një hetim i mëparshëm i vitit 2022, ku 11 persona u akuzuan për trafik ndërkombëtar dhe krijim të grupeve kriminale. Hetimet për këtë çështje kanë mundësuar zbardhjen e aktiviteteve të tjera të paligjshme dhe ka çuar në një dënim të mëtejshëm nga Gjykata e Posaçme.

Të fundit