Flash News

E-TJERA

90 minuta lojë Spanjë-Gjermani mbyllen me barazim, fituesi caktohet në shtesa

90 minuta lojë Spanjë-Gjermani mbyllen me barazim, fituesi caktohet

Ka përfunduar 1-1 pas 90 minutash, ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në Stuttgart në kuadër të çerekfinales së Euro 2024.

Spanja arriti e para ta gjejë golin e kualifikimit. Ishte Dani Olmo ai i cili shënoi në minutën e 53-të pas asistimit të Lamine Yamal duke bërë që tifozët spanjollë të shpërthejnë në festë.

Teksa dukej që Spanja do të merrte fitoren, Gjermania arriti të shënojë në minutën e 89-të përmes Florian Wirtz për të barazuar rezultatin në 1-1.

Per te caktuar gjysmefinalistin e pare, tani do të luhen shtesat dy herë nga 15 minuta dhe në rast se nuk ka fitues atëherë do të ekzekutohen penalltitë. 

Të fundit