Flash News

E-TJERA

A dëmton maska nëse e mbajmë për një kohë të gjatë? Sqarimi që jep epidemiologu

A dëmton maska nëse e mbajmë për një kohë të

Të enjten, qeveria ka paralajmëruar se hyn në fuqi një akt normativ që detyron qytetarët që të mbajnë maskat kudo ku ndodhen, veç shtëpisë ose në bare e restorante, në të kundërt do të gjobiten.

Ky vendim ka ngjallur mjaft reagime dhe kundërshtime. Por, a shkakton maska probleme në shëndetin tonë nëse e mbajmë për një kohë të gjatë?

Sipas epidemiologut Dritan Ulqinaku maska nuk krijon asnjë problem, nëse flasim për një maskë të thjeshtë.

“Asnjë lloj problemi. Niveli i oksigjenimit në pulmone është i njëjtë, si tek personat që mbajnë, dhe ata që nuk mbajnë maskë. Flasim për një maskë të thjeshtë, jo maska specifike që mbahen në ambiente specifike”, thotë ai për abcnews.

Sipas mjekut, maskat vetëm pengojmë spërklat të arrijnë tek personat e tjerë.

Një maskë prej copë, qoftë edhe një shall i mirë është më se i  mjaftueshëm. Personat e infektuar nëse kanë maskë transmetimi tek të tjerët është i vështirë”, shton ai.

   

Të fundit