Flash News

E-TJERA

A do e lironi zyrën nëse ju shkarkon ‘Kushtetuesja’? Meta: Nuk i kam tradhtuar interesat e atdheut

A do e lironi zyrën nëse ju shkarkon ‘Kushtetuesja’? Meta:

Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do ta lirojë zyrën e tij në presidencë, nëse Gjykata Kushtetuese vendos shkarkimin e tij.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se Presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga kushtetuta. Sipas tij, në gjykatë ka çështje më të rëndësishme se shkarkimi.

Presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga kushtetuta, jo rastësisht sepse është garant i mbrojtjes së interesave më të larta shtetërore. Duhet mbi 2/ 3 për ta shkarkuar që të mos bëhet skllav i pushtetit.

Kushtetuta e thotë qartë se presidenti vetëm për shkelje të renda të kushtetues dhe kryerjen e një krimi të rëndë , kanë të bëjnë me tradhtinë e atdheut.

Arsyeja pse është nxitur procesi është se nuk kam tradhtuar interesat e atdheut, është çështja më e parëndësishme ne Gjykatë për mua. Ceshtje më të rëndësishme do shkojnë atje, e do monitorojmë mbrojtjen interesave kombëtare e shtetërore që janë të shenjta”, tha Meta.

Të fundit