Flash News

E-TJERA

A do ia uroje festën e Kurban Bajramit kryeministrit Rama? Si përgjigjet Leli

A do ia uroje festën e Kurban Bajramit kryeministrit Rama? Si
Dritan Leli

Kreu i bashkisë së Vlorës ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai është pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte edhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Leli u përgjigj: Absolutisht po.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Edhe pak ditë më parë, kryeministri ironizoi  Lelin, teksa pastroi vetë mbeturinat e hedhura në tokë. Ai tha se është turp që turistët e huaj dhe shqiptarë të shohin këtë pamje, ndërsa theksoi se “ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë ta pastrojnë”.

Të fundit