Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet lokale, Meta: Nuk ka lidhje me Bashën. Nëse s’është gati le të dalin kandidatë të pavarur

Zgjedhjet lokale, Meta: Nuk ka lidhje me Bashën. Nëse

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse partitë politike nuk janë gati të hyjnë në zgjedhje të pjesshme për bashkitë pa kryetarë, atëherë le të kandidojnë qytetarë të pavarur.

I ftuar në Syri tv, Meta tha se shpallja e datës nuk ka lidhje me kryedemokratin Lulzim Basha.

Meta: Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. 

Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte  antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve  në Fletoren Zyrtare. 

Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. 

Ndaj dhe une tani kam nisur nje procedure dhe jam i vendosur per te ecur perpara ne kete proces.

Presidenti Meta: Shpallja e datës së pjesshme të zgjedhjeve vendore, nuk ka lidhje me z.Basha dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë

Presidenti Meta: Jam krenar qe ne lidhje me zgjedhjet vendore kam shmangur nje perplasje mes demokrateve dhe socialisteve ne 8 qershor 2019.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ne vleresimin tim ishin antikushtetuese. Ne rast se Gjykata Kushtetuese do i shpallte kushtetuese une do e coja vendimin ne Gjykaten e Strasburgut.

Por une kurre nuk e kam pritur nje mosvendim te Gjykates Kushtetuese sic edhe ndodhi.

Unë kurrë nuk kam pritur si President, këtë vendim i cili është mosvendim nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore në vend. Në zbatim të Kushtetutës , unë si President jam i detyruar të shpall një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar.

Të fundit