E-TJERA

A do krijojë parti të re për zgjedhjet e 25 prillit? Jozefina Topalli shuan zërat

A do krijojë parti të re për zgjedhjet e 25 prillit?

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka shuar zërat e qarkulluar muajt e fundit se do të krijojë një parti të re politike, të cilën do të garonte në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli ka hedhur poshtë zërat se po krijon një parti të re. E pyetur nga report tv, Topalli e ka cilësuar një informacion të pasaktë dhe ka mohuar zërat se do të krijojë një lëvizje të re.

"Jo nuk është e vërtetë", ka thënë ajo.

Kujtojmë se deri më tani, është zyrtarizuar vetëm partia e re disa prej deputetëve të opozitës parlamentare me në krye Muslim Murrizin.  

Ditari politik

Të fundit