Flash News

E-TJERA

A do ndikojë pandemia në zgjedhje? Meta: Kemi shkëlqyer në shkatërrimin e tyre dhe në kushte të zakonshme

A do ndikojë pandemia në zgjedhje? Meta: Kemi shkëlqyer në
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur për situatën e pandemisë, duke theksuar se jemi të vonuar në marrjen e disa masave, që sipas tij ka ardhur për shkak se qeveria kaloi në eufori pas valës së parë.


I pyetur në "Përballë" se a do të ndikojë pandemia në zgjedhjet e prillit Meta tha se prishja e tyre ka ndodhur edhe në kushte normale, ndërsa shtoi se gjithçka është çështje vullneti politik.


"Qeveria ka patur kohë për të marrë masa që të mos vinim në këtë situatë. Qeveria kaloi në eufori pas valës së parë dhe nuk u përgatit për të dytën. I ka pas të gjitha rekomandimet e ekspertëve.
Ekzekutivi duhet të marrë vendime mbi sugjerimet e ekspertëve dhe jo anasjelltas. Qeveria në bazë të kërkesave të tyre të miratojë buxhetin dhe ta alokojë.
Jemi të vonuar në krijimin e  kapaciteteve të duhura. Mungojnë aparatura, duhet të bëhet orientimi i përdorimit të anti-viraleve. Situata do vijë duke u rënduar, pasi temperaturat do ulen", tha Meta.


Si do ndikojë pandemia në zgjdhjet e prillit?


Meta: Shqipëria e ka çështje vullneti politik. Kemi shkëlqyer në prishjen e zgjedhjeve dhe pa pandemi. Është çështje të heqësh dorë nga manipulimi i votave.

Të fundit