Flash News

E-TJERA

A do shpëtojmë nga korrupsioni? Rama: Kërkon kohën e vet, jam më i pakënaquri nga të gjithë

A do shpëtojmë nga korrupsioni? Rama: Kërkon kohën e vet,

Kryeministri Edi Rama deklaron se korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në vend deri në funksionalizimin e sistemit të ri të drejtësisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës, Rama thotë se është proces që kërkon kohën e tyre, ndonëse sipas tij  progresi është i vazhdueshëm, është i pamjaftueshëm deri kur të kemi funksionalizimin e sistemit të ri të drejtësisë.

Nëse nuk do besoja nuk do luftoja për të shpëtuar. Duhet të bëj një kërkesë që nuk është e lehtë, pasi njeriu priret të harrojë më të keqen, por edhe për faktin se kur është e djathta në pushtet njerëzit thonë ka edhe më keq, kur është e majta, thonë ka edhe më mirë, ndaj mos u kënaq. Jo vetëm në Shqipëri, ndodh kudo.

Kam parë një të dhënë të e-albania që janë dhënë mbi 2 mln shërbime për qytetarët, njerëzit nuk kanë shkuar askund për të trokitur, por në telefon e kompjuteri, pra me korrupsion zero. Janë të paimegjinueshme 7 vite më parë, kishim vetëm tre shërbime online, sot kemi 900.

95% të shërbimeve të mundshme janë funksionale. Është evolucion, për të shmangur korrupsionin. Nga ana tjetër, përtej këtij niveli, progresi është i vazhdueshëm, por i pamjaftueshëm deri kur të kemi funksionalizimin e sistemit të ri të drejtësisë.

Janë procese që kërkohen kohën e tyre, nuk bëhen dot më shpejt. Kemi bërë një reformë drejtësie, ndonëse njerëzit duan rezultate, ka qenë më e shpejta e bërë në Europën Juglindore. Zbatimi kërkon kohën e vet. Po ashtu është modernizimi i vazhdueshëm i proceseve.

Është bërë shumë në këtë drejtim. Kujtoni si ishin zyrat ku prisnin njerëzit, spitalet, do nxirrni konkluzionin se nuk krahasohet me ku i shim. Nëse shohim përpara, jam më i pakënaquri nga të gjithë për të gjitha fushat, por kur kthej kokën e shoh nga jemi nisur”, tha Rama.

Të fundit