Flash News

Ditari i Opozitës

A do ta pranonte postin e nënkryetarit të bashkisë? Përgjigjet Alimehmeti

A do ta pranonte postin e nënkryetarit të bashkisë?

Ish-kandidati në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka folur rreth tërheqjes së tij nga gara, duke i hapur rrugë kandidimit për PD-në më 14 maj, Belind Këlliçit.

I ftuar në studion e ‘Ëake Up’ në Top Channel, Alimehmeti u pyet nëse do të pranonte postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rast se fitonte Këlliçi.

Doktori u shpreh se nuk ka një ambicie për poste, por se gjithçka e bën për t’i shërbyer popullit.

“Jemi në një moment që mbaruan primaret. Nga pikëpamja personale nuk kam ndonjë lloj grishje për të pasur poste. Nuk është për një karrierë politike, por për ti shërbyer popullit. Nga ana politike dua që PD të fitojë zgjedhjet. Unë do e mbështes me mish, me gjak e me zemër që të fitojë Partia Demokratike”, tha Alimehmeti.

Të fundit