Flash News

E-TJERA

A do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi në vend? Dhe pse nuk ndryshuan masat anti-Covid

A do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi në vend? Dhe pse nuk

Në një deklaratë për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka konfirmuar sot se së fundmi ka një rritje të lartë të infektimeve me Covid-19, kjo edhe për shkak të variantit Delta.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se vaksinimi në vendin tonë do të vijojë të mos jetë i detyrueshëm. Ndërsa zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se shumica e të shtruarve që janë në gjendje të rëndë, janë të pavaksinuar, prandaj u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Komiteti vendosi të mos i ndryshojë masat anti-Covid, duke lënë në fuqi masat aktuale, që janë:

- Përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura, mbajtja e distancës dhe ruajta e higjienës.

- Grumbullimet në ambientet e jashtme deri në 50 persona.

- Ndalimi i qarkullimit nga ora 00.00 deri 06:00.

- Lejimi i muzikës deri në orën 23:00.

Të fundit