Flash News

E-TJERA

A do të hiqet ora policore, Manastirliu: Ende s’kemi një vendimmarrje

A do të hiqet ora policore, Manastirliu: Ende s’kemi një

Sot në "Kjo javë" në News 24 me Nisida tufën është e ftuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ndër të tjera ka folur dhe për orën policore e për lehtësimin e masave.

Pavarësisht rënies së numrit të infektimeve, Manastirliu tha se kujdesi duhet të jetë ende i shtuar pasi virusi ndodhet mes nesh.

"Duhet thënë që jemi në një moment ku kemi numrin më të ulur ndonjëherë të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Kjo s’do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë. Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes. Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit,"- ka thënë ministrja në "Kjo javë".

Sipas ministres, vendimet për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera, merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

"Ata mblidhen çdo ditë. Për aq kohë sa Komiteti i Ekspertëve s’ka pasur vendimmarrje sa i përket orës policore apo heqjes së masave të tjera, tregon që ende s’kemi një vendimmarrje."

Të fundit