Flash News

E-TJERA

A do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike? Drejtori i KESH tregon situatën

A do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike?

Teksa vendi ndodhet përballë një krizë energjetike, më 1 tetor do të rikthehen fashat e energjisë. Të gjitha abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë, do të paguajë më shtrenjtë.

Drejtori i KESH, Ergys Verdho, tha për Euronews Albania se në rast se ky dimër do të jetë i thatë dhe me pak reshje, atëherë do t’i drejtohen importit.

“Kemi preferuar të përdorim rezervën energjetike. Sot që po flasim ka një mungesë energjie të theksuar prej 4 gigavat orë në rajon, do të thotë që shumë prej këtyre gjeneruesve kanë ndaluar prodhimin për shkak të remonteve dhe së shpejti ato kthehen dhe në datën 12 çdo gjenerues në rajon do të punojë. Pra mungesa e energjisë në treg sjell rritjen e çmimit, ardhja e tyre, bie çmimi,” u shpreh Verdho.

I pyetur nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, Verdho tha se kufiri është deri në 800 kilovat/orë. Nëse konsumi bie nën vlerë, nuk do të ketë nevojë për ndërprerje të energjisë.

“Në momentin kur konsumi bie nën 800 kilovat nuk do të ketë ndërprerje sepse korporata elektro-energjitike s’do të dali për të importuar, do të prodhojë vetëm nga rezervat e saj dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e korporatës elektro-energjitike që të fillojë nga qershori i vitit 2021 dhe deri në gusht që të mos ketë asnjë shi,” tha Verdho.

Të fundit