Flash News

E-TJERA

A do të ketë rritje pagash? Pedagogët tregojnë përgjigjen që kanë marrë nga Ministria e Arsimit

A do të ketë rritje pagash? Pedagogët tregojnë

Sikurse çdo ditë, pedagogët u mblodhën para univeristetit Politeknik, ku bënë me dije se bojkoti i pjesshëm do të vazhdojë.

Ata bënë me dije se kanë marrë një përgjigje nga ministria e Arsimit për zgjidhje të disa prej kërkesave të tyre, por rritja e pagave dhe financimit për kërkimin shkencor mbeten dy pika që nuk kanë marrë përgjigje.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se mësimi në kushte normale do vijojë nëse plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

“Jemi në fazën kur MAS ka sjellë një përgjigje për disa kërkesa të profesoratit që janë në procesin e zgjidhjes. Një pjesë e tyre mendojnë që do zgjidhen se ka qenë vetëm pengesa të neglizhencës e mos zbatimit të ligjit ndërsa problemi kryesor që ka të bëjë mëe rritjen e financimit për arsimin e lartë qoftë për pagesat për profesoratit, apo kërkimin shkencor, këto dy elemente nuk janë ezauruar.

Ne i konsiderojmë dy pikat kryesore për mbarëvajtjen e punës në universitet. Madje dhe 8% mezi kanë dhënë përgjigje 1 universitet ka thënë që këtë vit mund ta realizojë, dy universitete të tjera janë në diskutim e ska vendim si do realizohet 8% ne vijojmë me kërkesën që këtë vit duhet rritje 20% e vitin tjetër 30%.

Në këtë kontekst ne vijojmë në kërkesat tona se mendojmë që janë të drejta, do vijojë presionin që dhe parlamentin ta bindim të ndryshojë projekt buxhetin.

Jemi në proces bojkoti në vijimësi kjo javë mbyllet me bojkot. I gjithë profesorati është i pakënaqur me këtë përgjigje. Do marrim vendim për vijueshmërinë e bojkotit të premten”, tha Kovaçi.

Të fundit