Flash News

E-TJERA

A do të largohej nëse PD fitonte zgjedhjet? Mark Marku: Nuk dua pushtet! Kam shkuar me kërkesë të Bashës

A do të largohej nëse PD fitonte zgjedhjet? Mark Marku: Nuk dua

Ish-deptuteti i zgjedhur i PD-së, Marku Marku i cili dha dorëhqjen disa ditë para nisjes së Kuvendit të ri, deklaroi se nuk është futur në kandidim për post apo pushtet, por me kërkesën e kreut të demokratëve Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin "Opinion", Marku u shpreh partitë politike shqiptare kanë nevojë për in telektualë në përbërjen e tyre, por jo intelektualë që shndërrohen në 'servila' që i dedikohen liderit të partisë.

"Kam shkuar pa kushte, ndryshe nga deputetët e tjerë pa kërkesa përkundrazi pas kërkesave të Lulzim Bashës. Çështja e pushtetit të jep kosto sepse unë e kam provuar njëherë, sepse ti duke qenë deputet merr koston e veprimeve të deputetëve të tjerë, ministrave. Në mënyrë absolute, nuk kam pasur asnjë prapavijë pushteti. Unë nuk dua pushtet. Në thelb nuk më intereson fare posti. Kam shkuar si angazhim intelektual", është shprehur Marku.

Të fundit