Flash News

E-TJERA

A do të largohet nga Shqipëria pas humbjes së PD? Si përgjigjet Floriana Garo

A do të largohet nga Shqipëria pas humbjes së PD? Si

Moderatorja Floriana Garo mbante postin e zëdhënëses së fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ajo shprehet mjaft e zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve, ku PD-ja arriti të merrte 59 mandate në të gjithë vendin.

Pavarësisht humbjes së PD-së në zgjedhje, Garo tregon se do të vazhdojë të qendrojë në Shqipëri dhe në Gjenevë do shkojë vetëm për punë.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri” – u shpreh moderatorja në një intervistë për ‘FitStation’.

Të fundit