Flash News

E-TJERA

A do të marrë masa Shqipëria? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për valën e re të Covid-19 në Kinë

A do të marrë masa Shqipëria? Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë është mbledhur për të diskutuar lidhur me valën e re të Covid-19 në Kinë, pasi prej një muaji po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të ndjekë udhëzimet e Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, e cila vlerëson se situata në Kinë nuk pritet të ndikojë në shtetet europiane për shkak të nivelit të lartë të imunitetit që është krijuar në këto vende.

Deklarata e plotë:

Komiteti Teknik i Eksperteve te menaxhimit te pandemise Covid 19 ka ndjekur me vemendje dhe ne vazhdimesi dinamiken e situates epidemiologjike te infeksionit Sars Cov 2 dhe semundjes Covid 19. Sic jeni ne dijeni edhe nga raportimet tona te perditshme situata aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit e cila është edhe java e 51 e ketij viti, eshte 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri eshte 195. Jane 2 paciente te shtruar ne Spitalin Infektiv dhe asnje ne njesite e kujdesit intensiv.

Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Nje situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e ne Europe. Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës. Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur diten e djeshme (si edhe Mbreteria e Bashkuar), per momentin nuk e shikojne me riskt te larte shperthimin e nje vale te re epidemie, por per faktin qe virusi qarkullon edhe ne Europe dhe niveli i imunizimit eshte i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së. Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.

Të fundit