Flash News

E-TJERA

A do të përjashtojë Basha? Kalaja në 'Politiko': PD-ja nuk duhet të arrijë në atë pikë turpi

A do të përjashtojë Basha? Kalaja në 'Politiko':

Gazetari Aulon Kalaja është shprehur në ‘Politiko’ se Partoia Demokratike nuk duhet të arriojë në atë pikë sa të përjashtojë anëtarësinë.

Kalaja shtoi se vetë opozita është një pakicë, çka nënkupton se përjashtimet do të sillnin një rudhje të kuorumit të nevojshëm për të mbledhur Kuvendin.

Gazetari solli në vëmendje investigimin e tij lidhur me firmat e Kuvendit në Fushë Krujë. Sipas tij, afro 90% e njerëzve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, jo nën presion.

“Nuk duhet të arrijë deri në atë pikë turpi PD për të përjashtuar. Vetë opozita është pakicë, dhe ashtu i bie të jetë pakica e pakicës. Nëse do përjashtoheshin, nuk do të kishte më kuorum për të thirrur Kuvendin e datës 18. Në një degë që kam investiguar, dega e Fushë Krujës. Shkova në partinë kryesore, te zyra e Palokës. Mbi 90% e këtyre njerëzve e kanë firmosur. Arrita të bëj rreth 35 intervista. A kanë qenë njerëzit nën presion? Thanë kemi firmosur me vullnetin tonë të lirë”, tha Kalaja.

Të fundit