All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

A do të vijojë të jetë trajner i Shqipërisë? Sylvinho flet pas kthimit nga Gjermania

All - Paragraf - 1

A do të vijojë të jetë trajner i Shqipërisë?

Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli për medit pasi bashkë me ekipin e lojtarëve zbritën në Rinas pas kthimit nga Gjermania për shkak të eliminimit të kombëtares.

All - Paragraf - 3

Ai ka vendosur edhe njëherë theksin te fakti se ky grup lojtarësh ka fituar shumë eksperiencë nga ky turne, ndaj duhet që çdo shqiptar të ndihet krenar për ta.

Ishte eksperiencë e mirë për këdo. Një turne i jashtëzakonshëm, por ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët, të gjithë, Federata, kur shkonim në ndeshje pamë njerëz që na suportonin, ishte e jashtëzakonshme. Suporti ishte i pabesueshëm, kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë.

E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehtë të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë e Spanje të fortë. Kemi lojtarë të rinj që e përfaqësuan mjaft mirë vendin. Këta lojtarë të rinj kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Ishte pozitive, një eksperiencë e bukur. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi krenar për të gjithë lojtarët. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur.”

I pyetur për rinovimin e kontratës me FSHF, e cila ka skaduar pas kësaj pjesëmarrje në Europian, Silvinjo u përgjigj duke thënë: “Jam pjesë e kësaj pune. Unë jam pjesë e juaja. Jam i lumtur dhe në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve.”

Të fundit