Flash News

E-TJERA

A do të vijojnë reshjet? Njihuni me parashikimin e motit për sot

A do të vijojnë reshjet? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në jug reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 18m/s. 
 

Të fundit