Flash News

E-TJERA

A do thërrisni kryeministrin për skandalin e pagave, Imeraj: Po hetojmë, do kemi autorë

A do thërrisni kryeministrin për skandalin e pagave, Imeraj: Po

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka deklaruar se hetimet në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale janë duke vijuar instensivisht.

Në një konferencë me mediat, Imeraj tha se grupi hetimor është i përkushtuar dhe do të ketë autorë që do të shkojnë para drejtësisë.

E pyetur nëse do të thirret edhe kryeministri Edi Rama për të dëshmuar pasi deklaroi se do dalin edhe të dhëna të tjera, Imeraj preferoi t’i devijojë pyetjes.

 “Ne jemi këtu në këtë konferencë për të bërë me dije hetimet e bëra prej disa muajve. Në raport për çështjen unë do them dy fjalë, duke qenë një ceshtje sensitive se Prokuroria e rrethit Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji, jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi, veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohen me vendimmarrje konkrete.

Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, tha Imeraj.”, tha Imeraj.

 

Të fundit