Flash News

E-TJERA

A drekoi Ardi Veliu me mafiozët e Ndranghetta-s? Flet Prokurori i Catanzaro-s: Çfarë rezultoi kur kontrolluam dokumentet

A drekoi Ardi Veliu me mafiozët e Ndranghetta-s? Flet Prokurori i

Zbardhen detaje të reja pas skandalit me përgjimet në fillim të vitit me klanin mafioz “Ndrangheta” ku janë arrestuar edhe koka të mafies.

Pasi në përgjime ishin përmendur edhe zyrtarë të lartë shqiptarë e deri te Presidenca e Republikës, kjo e bëri lajmin e arrestimit të biznesmenëve Antonio Gallo dhe Ercole D’Alessandro edhe më të madh.

Nga përgjimet e atëhershme, doli se D’Alessandro donte të nxirrte nga loja Tommaso Brutton apo Saverio Brutton, të marrë nën hetim gjithashtu.

D’Alessandro shprehej se një ditë do të ulej në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe do ta prezantonte edhe me Gallon, jo me Brutto. Po ashtu në përgjime thuhej se ky i fundit “kishte ngrënë mish me një shef policie në Tiranë dhe një zv/ministër”.

Për këtë Top News dhe Gazeta Shqip kontaktoi prokurorin e famshëm i Catanzaro-s, Nicola Gratteri, nëse bëhej fjalë për Ardi Veliun.

Ky i fundit iu përgjigj gazetarit të Top News, duke i thënë: “Kemi kontrolluar të gjitha dokumentet por në asnjërin nuk rezulton emri i shefit të policisë shqiptare”.

Të fundit