Flash News

E-TJERA

A duhet të jetë Berisha në parlament? Fuga: Qëndrimi i Yuri Kim është politik, PD duhet të mbajë një pozicion

A duhet të jetë Berisha në parlament? Fuga: Qëndrimi i Yuri

Akademiku Artan Fuga komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë pjesë e parlamentit në shtator.

Në një lidhje me Skype për News 24, Fuga tha se shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Berisha ishte një qëndrim politik, ashtu sikurse edhe deklaratat e ambasadore amerikane.

“Në momentin kur Shqipëria ka hyrë në NATO, në momentin që ajo hyn në rrugën e integrimit, kjo shoqërohet me lloj raport tjetër midis asaj që është përtej shqiptare, është globale. Edhe në rastin e z. Berisha kam konsideruar në fillim si një qëndrim politik. Në këtë hap të dytë, sigurisht që znj. ambasadore ka bërë atë kërkesë, pra qëndrimin politik e ka shprehur tek institucioni politik shqiptar. E dyta, është aktiviteti politik në Shqipëri. E treta, është opinioni publik shqiptar. Ne jetojmë në një botë sot, ku të trija këto janë bashkë”, tha Fuga.

I pyetur nëse duhet apo jo të jetë Berisha pjesë e parlamentit në shtator, Fuga tha se kjo është një çështje që i takon partisë ta vendosë dhe se heshtja e PD-së nuk mund të zgjasë duke pritur shtatorin pa mbajtur një pozicion të caktuar politik.

“Unë mund të them çfarë do bëja unë, dhe jo çfarë do bëjë kushdo qoftë. Unë sapo thashë dhe përmbledh dhe përgjigjen parimore, unë kam një pozicion, që e kam shprehur edhe në media, edhe si një kërkesë ndaj lidershipit të PD dhe nuk kam gjetur asnjë mënyrë mirëkuptimi, por unë nuk jam pjesë e asaj partie dhe s’kam të drejtë të kërkoj mirëkuptim, që do të thotë demokratizimi i partisë. Që do të thotë se është partia që duhet të diskutojë, janë organet drejtuese që duhet të diskutojnë.

Asgjë nuk i këshilloj z. Basha dhe askujt, sepse unë nuk jam dakord me heshtjen e PD. Nuk mund të thotë PD apo lidershipi i saj se pret shtatorin, por duhet të mbajë një pozicion politik. Pasi të mbajë pozicion politik, mund të them se ka këtë apo atë pasojë. Ajo që thashë është se unë nuk do të doja një klasë politike, një Shqipëri, e cila të ishte në konflikt me vlerat, me partnerët, me institucionet, shtetet, që ne në këto 30 vite orientojmë vlerat tona.

Unë pres nga PD se çfarë qëndrimi do të mbajë. Z. Berisha e ka shprehur pozicionin e tij. Një gjë duhet kuptuar nga të gjithë, ne sot jemi në një epokë dhe kemi kërkuar këto 30 vjet që të jemi një shtet kombëtar, me sovranitet kombëtar, brenda një legjitimiteti mbikombëtar. Kur kuptohet kjo në këtë mënyrë, gjërat bëhen më të thjeshta për të marrë vendimet përkatëse”, u shpreh Fuga.

 

Të fundit