Flash News

E-TJERA

A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në 22 qershor? Si u përgjigjën Rama e Roth

A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në 22 qershor?

Kryeministri Edi Rama dhe ministri gjerman për Europën Michael Roth u pyetën nga gazetarët nëse duhet të ndahen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në 22 qershor sa i takon procesit të negociatave, kur mblidhet Këshillit Evropian.  

Sipas Ramës, kjo është çështje që nuk i përket Shqipërisë, por është çështja e Këshillit Evropian, ndërsa ministri gjerman tha se të dyja shtete kanë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Rama: Nuk diskutohet që do ta konsideroja një çlirim të madh pas kaq shumë kohe pritje tek dera pasi na u tha se dera do hapet, dera nuk hapet.

Nëse nuk hapet nuk do jem i shqetësuar sic isha kur nuk u hap herën e parëm e të dytë. Besoj se ky është një proces që lidhet në radhë të parë me vendin tonë, fëmijët dhe ne nuk i bëjmë reformat, përpjekjet se na i kërkojnë në Berlin, Paris e Bruksel, por se është gjëja e duhur për shqiptarët.

Ndahet, s’ndahet njëri me tjetrin kjo nuk është çështja jonë. Është çështja e Këshillit Evropian sepse është e qartë se vendimmarrja lidhjet në këtë situatë me çfarë duan të bëjnë ata, jo me çfarë jemi bërë ne. Ne e kemi bërë punën tonë.

Jemi de fakto në disa aspekte të procesit të integrimit më para se ata që po kanë hapur kapituj. Për mua sfida është si të rrisim kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë vetë për veten. Përmbajtja e procesi është diçka që nuk na pengon askush që të pasurojmë sic po veprojmë, punojmë ngusht me partnerët, gjermanët.

Reforma në Drejtësi nuk do ndalojë se u hap apo jo dyert për ne për të patur konferencën e parë ndërqeveritarë.

 

Roth: Në politikë vendoset në fund jo vetëm sipas ndjesive, por fakteve. Faktet në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë të qarta. Të dyja shtete kanë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Tani duhet të fillojë ky proces, për këtë punojmë.  Shpresoj të mbërrihet në 22 qershor.


 

Të fundit