Flash News

E-TJERA

A duhet të prishë marrëveshjen Shqipëria me MEK? Si përgjigjet Yuri Kim në konferencën e lamtumirës

A duhet të prishë marrëveshjen Shqipëria me MEK? Si

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim komentoi aksionin e një dite më parë të Policisë së Shtetit në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

E pyetur nga gazetarët në konferencën e lamtumirës pas mbarimit të mandatit si ambasadore e SHBA në Shqipëri, se a duhet të prishë marrëveshjen Shqipëria me MEK, Kim tha se ky është një vendim që i përket qeverisë shqiptare.

“Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është e qartë. Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuara që zbatohen për cdo mysafir në vendin tuaj, dhe këto duhet të zbatohen prej tyre”, u shpreh shkurtimisht Kim.

Të fundit