Flash News

E-TJERA

A duhet të vaksinohen fëmijët? Mjeket: Janë shtuar moshat e vogla të prekura nga Covid-19

A duhet të vaksinohen fëmijët? Mjeket: Janë shtuar moshat e
Foto Ilustruese

Në kuadër të fushatës së vaksinimit ndaj Covid-19, është përfolur edhe mundësia e zgjerimit të limitit të moshave që kanë detyrimin të vaksinohen. Mes tyre është parë i nevojshëm edhe vaksinimi i fëmijëve. Por çfarë sugjerojnë mjekët?

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mjekja Bruna Shiroka në Qendrën Shëndetësore Nr.3 tha se është rritur mosha e të infektuarve me Covid-19, ku tashmë paraqiten edhe raste të shumta të moshës 5-6 vjecc.

“Ambulanca është plot dhe është plot gjatë gjithë kohës. Dominojnë më shumë pacientë të infektuar me Covid. Jemi në kushtet e mbingarkesës së tejskajshme. Për fat të keq janë të gjitha kategoritë moshore dhe kryesisht mosha pediatrike. Ka një prurje më së shumti në shërbimin parësor. Kur them mosha pediatrike nga dy deri 14 vjeç, kryesisht mosha 5-6 vjeç. Ndoshta jo vetëm Delta prek fëmijët, po kjo pjesë e popullatës ka mbetur e pavaksinuar. Nuk është infektuar më parë nga variante të tjera”, tha mjekja Shiroka.

E pranishme në studio, ishte edhe kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë Aurora Dollenberg. Mjekja shtroi nevojën për të nisur vaksinimin e fëmijëve, duke marrë shembullin e Gjermanisë ku thuajse 60% e fëmijëve janë vaksinuar.

“Unë e mendoj dhe e vërtetoj që duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve në Shqipëri. Duhet të bëhet për faktin e thjeshtë që pjesa më e madhe e Europës e ka filluar vaksinimin ndaj fëmijëve. Unë nuk jam pediatre, jam mjeke familje dhe urgjence por kam një komunikim me kolegë të pedriatrisë. Eksperienca që bëjnë pediatrit çdo ditë ndaj vaksinimit të fëmijëve është tejet pozitive. 60% të fëmijëve në Gjermani kanë marr dy doza deri tani dhe 80% të tyre mosha shkollore janë tashmë të vaksinuar. Pra po flasim për fakte”, u shpreh Dollenberg.

 

Të fundit