Flash News

E-TJERA

A duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar COVID? Epidemiologu: Kanë imunitetin kujtesë, jo në fashën e parë

A duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar COVID?

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli për vaksinën anti-covid dhe për fashën e parë që do t'i nënshtrohet aplikimit. Ai tha për ‘Real Story’ se personat që e kanë kaluar COVID-in kanë imunitetin kujtesë, ndërsa shprehu mendimin se kjo kategori nuk duhet të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.

“Nga pikëpamja e imunitetit, prej disa muajsh antitrupat zgjatësin. Kanë imunitetin kujtesë. Se sa muaj zgjasin ato, kjo u verifikua se zgjaste shumë më tepër se sa u mendua në fillim. Mund të shihni se kemi pasur dhjetra miliona raste në pranverë, dhe këto nuk janë risjellë si të sëmurë sërish. Këta persona mendoj se nuk do të jenë tek fasha e parë e atyre që do të vaksinohen”, tha Aliamehmeti.

Të fundit