Flash News

E-TJERA

A e dini se libri dhe filmi “Beni ecën vetë” iu kushtua ish-deputetit socialist

A e dini se libri dhe filmi “Beni ecën vetë” iu kushtua

“Beni ecën vetë” është ndër filmat që kanë shënjuar fëmijërinë e shqiptarëve.

Personazhi kryesor i filmit, Beni në fakt është Ben Blushi, shkrimtari, kritiku dhe ish deputeti socialist. Pra, Ben Blushi është shkaku që babai i tij, Kiço e ka shkruar skenarin e këtij filmi.

“Kur isha 6 apo 7 vjeç e ka shkruar këtë libër dhe në një mënyrë më ka shkruar jetën time, sepse unë eci vet edhe tash”, thotë ai në Radio Dukagjini.

Kur pyetet nëse e kishte të imponuar nga i ati të bëhej autor, Blushi thotë: “Jo, por në një forme edhe po. Sepse ai me ka lënë si testament të eci vete. Por fakti që ai ishte shkrimtar ka pasur një ndikim tek unë”.

 

 

 

 

Të fundit