E-TJERA

A e shkeli Yuri Kim-i Konventën e Vjenës? Gazetari citon nenin: Asnjë ambasador nuk fut hundët në punët e një vendi tjetër

A e shkeli Yuri Kim-i Konventën e Vjenës? Gazetari citon nenin:

Gazetari Endri Xhafo thotë se ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideron një guvernatore, ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, e njeh shumë mirë politikën amerikane.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Xhafo iu referua fjalës së Berishës, sipas të cilit, Yuri Kim-i ka shkelur Konventën e Vjenës.

Xahfo nënvizoi se neni 41/1 i Konventës së Vjenës, thotë se asnjë ambasador nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi tjetër.

 “Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilëson sot Yuri Kim-in guvernatore, e ka njohur politikën amerikane në lëkurë, por edhe mirë sesi funksionon. Ai thotë, Yuri Kim-i është guvernatore dhe ka shkelur Konventën e Vjenës.

Çfarë thotë Konventa e Vjenës? Ka vetëm një nen 41/1, që thotë se asnjë ambasador nuk fut hundët në punët e një vendi tjetër. Deri ku ata mund të ndërhyjnë dhe të fusin hundët në punët tona?”, theksoi ai.

Të fundit