Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A është e mundur padia e Berishës ndaj Blinken të bëhet në Francë? Juristi: Përfshihet pretendimi që shkelja është bërë nëpërmjet internetit

Juristi Jordan Daci ka sqaruar publikun mbi juridiksionin e Gjykatës Korreksionale të Parisit për padinë për shpifje që do të ngrerë ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vendimit për shpalljen "non grata".
Në një postim në rrjetet sociale, Daci shkruan se në rastet e shkeljeve ligjore duke përfshirë shpifjen bazohet në parimin 'ligji i vendit ku ka ndodhur shkelja' dhe/ose ‘ligji i vendit të vendbanimit ose qëndrimit të zakonshëm të të pandehurit ose të paditurit'. Por, sipas tij, në rastin e padisë së Berishës përfshihet edhe pretendimi që shkelja është bërë edhe nëpërmjet internetit ose në Twitter, dhe në këtë rast padia mund të ngrihet në çdo vend ku ndodhet qendra e interesit të paditësit duke nënkuptuar që ky vend nuk korrespondon domosdoshmërisht me vendin e banimit ose qëndrimit të zakonshëm duke lejuar zgjedhjes e forumit ose gjykatës në një qasje shumë më të lirë.
Daci thekson më tej se sipas Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, në lidhje me situatat e shpifjes sidemos asaj të bërë online, duhet të ekzistojë një lidhje e fortë midis faktit juridik të shkeljes dhe shtetit gjykatën e të cilit zgjedh paditësi ose i dëmtuari akuzues.
Ai ka cituar dhe nenin 10 me 7 pika të Konventës për Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve të Gjykatave të Huaja në Çështjet Civile dhe Tregtare dhe sipas tij, pa u plotësuar një nga këto kushte nuk do të ishte e mundur njohja e vendimit.
Sipas juristiti, ka pak shanse që të pranohet për shqyrtim padia e Berishës, së pari për shkak të problemit të juridiksionit dhe së dyti për shkak të faktit që Sekretari i Shtetit ka vepruar në emër të SHBA-ve të cilat kanë imunitet nga gjykatat e vendeve të huaja.
Postimi i plotë:
Shkurt mbi juridiksionin e gjykates franceze ne rastin e pritshem Sali Berisha v. Antony Blinken...
Në të Drejtën Ndërkombëtare Private, parimi bazë për përcaktimin e ligjit të vendi në rastet e shkeljeve ligjore duke përfshirë shpifjen bazohet në parimin ‘lex loci delicti’(ligji i vendit ku ka ndodhur shkelja) dhe/ose ‘lex domicile’ (ligji i vendit të vendbanimit ose qëndrimit të zakonshëm të të pandehurit ose të paditurit). Në rastin e Sali Berishës, përfshihet edhe pretendimi që shkelja është bërë edhe nëpërmjet internetit ose në Twitter. Cfarë nënkupton zbatimin e qasjes së ashtëquajtur “mozaike” (mosaic approach) duke nënkuptuar atë që sipas praktikës së Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, (GJDBE), padia mund të ngrihet në cdo vend ku ndodhet qendra e interesit të paditësit duke nënkuptuar që ky vend nuk korrespondon domosdoshmërisht me vendin e banimit ose qëndrimit të zakonshëm duke lejuar zgjedhjes e forumit ose gjykatës në një qasje shumë më të lirë. Gjithësesi, sipas Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, në lidhje me situatat e shpifjes sidemos asaj të bërë online, duhet të ekzistojë një lidhje e fortë midis faktit juridik të shkeljes dhe shtetit gjykatën e të cilit zgjedh paditësi ose i dëmtuari akuzues. Ndërkohë cështja e njohes dhe zbatimit të vendimeve të gjykatave të huaja në cështjet civile dhe tregtare rregullohet nga Konventa për Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve të Gjykatave të Huaja në Cështjet Civile dhe Tregtare e vitit e datës 1 shkurt 1971 ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe SHBA. Shqipëria ka aderuar në vitin 2009 dhe neni 10 i kësaj konvente është e vetmja bazë që mund t’i jap juridiksion një gjykate franceze sikurse në rastin e Sali Berishës. Neni 10 i kësaj konvente parashikon si vijon:
Neni 10
Gjykata e shtetit të origjinës do të cilësohet të ketë juridiksion për qëllime të kësaj Konvente:
1. Nëse i pandehuri, në kohën kur kanë filluar procedimet, kishte banesën e tij të përhershme në shtetin e origjinës ose, nëse i pandehuri nuk është person fizik, kishte pasur rezidencën e tij, vendin e tij të korporatës ose vendin e tij kryesor të biznesit në atë shtet;
2. Nëse i pandehuri, në kohën kur kanë filluar procedimet, kishte në shtetin e origjinës një firmë tregtare, industriale ose ndonjë biznes tjetër apo një zyrë lokale dhe ishte thirrur aty në procedimet që kanë lindur nga biznesi i kryer nga kjo firmë ose zyrë lokale;
3. Nëse padia kishte si objekt të saj vendosjen e një çështjeje në lidhje me pasurinë e paluajtshme të ndodhur në shtetin e origjinës;
4. Në rastin e dëmeve ndaj personit ose ndaj pasurisë së luajtshme, nëse faktet që shkaktuan dëmin kanë ndodhur në territorin e shtetit të origjinës dhe nëse autori i dëmit të shkaktuar ishte i pranishëm në atë territor në kohën kur kanë ndodhur ato fakte;
5. Nëse me anë të një marrëveshjeje me shkrim ose me anë të një marrëveshjeje verbale të konfirmuar me shkrim brenda një kohe të arsyeshme, palët kanë rënë dakord për t’i paraqitur juridiksionit të gjykatës së origjinës mosmarrëveshjet që kanë lindur ose që mund të lindin në lidhje me një marrëdhënie specifike të ligjshme, për sa kohë që ligji i shtetit të adresuar nuk do të lejonte këtë marrëveshje për shkak të thelbit të mosmarrëveshjes;
6. Megjithatë, nëse i pandehuri ka argumentuar themelin, pa sfiduar juridiksionin e gjykatës ose duke bërë rezerva në lidhje me të; ky juridiksion nuk do të njihet nëse i pandehuri ka argumentuar themelin me qëllim që të rezistojë ndaj konfiskimit të pasurisë ose të sigurojë lirimin e tij apo nëse njohja e këtij juridiksioni do të ishte në kundërshtim me ligjin e shtetit dërgues për shkak të thelbit të mosmarrëveshjes;
7. Nëse personi kundër të cilit kërkohet njohja ose zbatimi, ishte palë paditëse në procedimet në gjykatën e origjinës dhe nuk kishte sukses në ato procedime, përveçse kur njohja e këtij juridiksioni do të ishte në kundërshtim me ligjin e shtetit të adresuar për shkak të thelbit të mosmarrëveshjes.
Pa u plotësuar një nga këto kushte nuk do të ishte e mundur njohja e vendimit. Gjithësesi, përcaktimin nëse ka juridiksion apo jo e bën vetë gjykata të cilës i paraqitet cështja dhe praktika brenda BE-së ka mbajtur qëndrimin për një interpretim të zgjedhur të juridiksionit. Nga ana tjetër, një vendim i cili jepet nuk do të thotë domosdoshmërisht se njihet në një vend pasi një gjë të tillë do ta bëjnë gjykatat e vendit ku do të njihet dhe zbatohet, por besoj që në raste të tilla nuk ka shumë rëndësi fakti nëse zbatohet apo jo, më shumë sesa vërtetimin ose jo i një apo disa fakteve për qëllime morale.
Pra në rastin e Sali Berishës avokati i tij mund të përdorë vetëm qasjen e ashtëquajtur ‘Mozaike’ ose parimin që padia mund të ngrihet në cdo vend ku ndodhet qendra e interesit të paditësit duke nënkuptuar që ky vend nuk korrespondon domosdoshmërisht me vendin e banimit ose qëndrimit të zakonshëm duke lejuar zgjedhjes e forumit ose gjykatës në një qasje shumë më të lirë. Pra Franca ose Parisi do te cilesohet si qendra e interesit per paditesin Sali Berisha.
Sa shance ka të pranohet për shqyrtim padia e Berishës? Mendimi im është që ka pak shance të pranohet, së pari për shkak të problemit të juridiksionit dhe së dyti për shkak të faktit që Sekretari i Shtetit ka vepruar në emër të SHBA-ve të cilat kanë imunitet nga gjykatat e vendeve të huaja. Gjithësesi, ky rast do jetë një rast që do të sfidojë parimet e deritanishme të së Drejtës Ndërkombëtare Private.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38