Flash News

E-TJERA

A është e sigurt AstraZeneka? Pipero: Kam marrë shumë mesazhe nga mësuesit, këshilla që u dhashë

A është e sigurt AstraZeneka? Pipero: Kam marrë shumë

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Piperi deklaron se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mesazhe nga mësuesit skeptikë nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën e AstraZeneka-s.

I ftuar në ‘Open’, Pipero thotë se i ka këshilluar se deri tani nuk ka asnjë informacion që të vërtetojë lidhjen mes vaksinës, trombozës e vdekjeve të papritura, ndaj dhe vendimi eshte individual. 

Dje dhe sot kam pasur shumë mesazhe nga mësuesit të cilët më kanë kërkuar mendim, dhe të gjithëve u thashë, unë si profesionist deri tani nuk kam asnjë informacion që të më vërtetojë lidhjen mes vaksinës, trompozës, vdekjeve të papritura, dhe duke qenë se vaksina është vullnetare vendimi, është i gjithsecilit.

Dhe kjo vaksinë , stimulon antikorpe ndaj virusit dhe nuk ka si veti shkaktimin e sëmundjeve të tjera. Tani hetimi duhet sepse duhet të dimë se sa ditë pas vaksinës ka nisur, a ka pasur sëmundje të tjera paraprake, dua të them se për sa kohë s’kemi përfundim të hetimit, dhe s’kemi rast këtu te ne . Pezullimi mund të ishte një opsion, por duhet të dini që vendimmarrja e komitetit teknik të vaksinimit është e drejtë”, u shpreh mjeku infeksionit.

Të fundit