Flash News

E-TJERA

A është ‘frenuar’ Delta në Shqipëri? Epidemiologu tregon çfarë do ndodhë në vjeshtë

A është ‘frenuar’ Delta në Shqipëri?

Shpërthimi i variantit ‘Delta’ shkaktoi tek opinioni publik, por njëherazi solli edhe një krisje të kurvës së infektimit. Pas shfaqjes së ’Deltës’, u vu re një rritje e ndjeshme e infektimeve.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se shifrat e infektimeve kanë pësuar një rënie prej ditësh, ndërsa kjo javë duket të jetë vendimtare për të treguar nëse ka filluar ulja e kurbës së Covid-19 apo jo.

“Po të shohim kurbën, shifrat janë stabilizuar dhe shpresojmë që dallga të thyhet, na intereson që spitalet mos të jenë në gjendjen e shkurtit. Mesazhi është, në qoftë se nuk jeni të vaksinuar, vaksinohuni”, thotë epidemiologu.

Disa vende si Britania e Madhe dhe Danimarka, i kanë hequr tërësisht masat antiCovid. Epidemiologu Alimehmeti shprehet se edhe Shqipëria duhet të shkojë në atë drejtim, pasi mendohet që popullsia ka arritur një imunitet të lartë ndaj virusit.

Në kushtet kur ende nuk dihet se si do të jetë vjeshta dhe dimri, mjeku pohon se imuniteti natyral dhe ai artificial përmes vaksinën do të ndihmojë që çdo mutacion i ri i SARS COV-2 të jetë akoma më pak agresiv.

 

Të fundit