Flash News

E-TJERA

A është i vonuar Sali Berisha? Si përgjigjet Topalli, akuzat që ngre për Bashën

A është i vonuar Sali Berisha? Si përgjigjet Topalli, akuzat

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka votuar për kryebashkiakun e ri të Shkodrës. Në një prononcim për gazetarët, ajo tha se sot është një pikë kthese dhe një votë për pluralizmin.

Topalli “shënjestroi” PD-në e drejtuar nga Basha, ndërsa tha se qeveria aktuale do të ishte larguar me kohë, nëse opozita nuk do të kishte qenë e shitur.

“Sot është një votë për pluralizmin. Kjo është themelore. Për këtë jemi ngritur 30 vite përpara dhe sot është një pikë kthese. Shumica janë për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Dhe është rasti për të votuar për pluralizmin dhe për krijimin e një alternative ndaj qeverisë aktuale që duhet të ishte larguar kohë më përpara, po të kishim pasur një opozitë jo të shitur. Ky ka qënë qëllimi im, ndaj dhe jam sot këtu për të votuar bashkë me familjen time”, tha Topalli për gazetarët.

E pyetur nëse është ish-lideri Sali Berisha është i vonuar për aksionin që ka ndërmarrë, Topalli tha se ai po i bën një shërbim të madh vendit. Sipas saj, vetëm Berisha mund të arrite që të mobilizonte votën

“Ai po i bën një shërbim shumë të madh vendit. Vetëm ai mund të arrinte që të mobilizonte votën. Ndaj më shumë se një votë administrative, është një votë politike”, tha Topalli.

 

 

Të fundit