Flash News

E-TJERA

“Ça është kjo?”, kujt ia dërgoi Erjon Goxhara video-n e inxhinierit të mbuluar me gjak

“Ça është kjo?”, kujt ia dërgoi Erjon Goxhara

Erjon Goxhara, ish-komandanti i Shqiponjave, u la në burg pasi plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën. Ngjarja ndodhi pasi Goxhara kishte mësuar tradhtinë e bashkëshortes me Kostën.

Pasi e qëlloi me armë zjarri te “Komuna e Parisit”, Goxhara e ka filmuar Kostën teksa shtrihej i gjakosur në trotuar dhe më pas videon ia ka dërguar kunatit të tij, vëllait të bashëshortes, Marsel Seferit.

Ky i fundit është efektiv i Forcave Operacionale. Seferi e ka parë mesazhin rreth orës 15:00, dhe është shprehur konfuzion dhe duke kërkuar sqarime: “Ça është kjo se spo e kuptoj?”.

Pjesë e hetimeve është shqyrtimi i telefonit të Marsel Seferit, ku videoja e dërguar nga Goxhara është ruajtur në një CD.

Të fundit