Flash News

E-TJERA

A është pro bashkimit Shqipëri-Kosovë? Si përgjigjet Vjosa Osmani për BBC-në

A është pro bashkimit Shqipëri-Kosovë? Si përgjigjet

 

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për emisionin "Hard Talk" të BBC-së. Osmani u pyet rreth deklaratës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit se do ta përkrahte me votë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ajo është shprehur se mbështet fuqishëm Kosovën e pavarur dhe sovrane.

“Unë besoj fuqishëm në një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe do të vazhdoj të punoj për këtë. Zotëri Kurti dhe unë u jemi përgjigjur qartazi pyetjeve rreth kontekstit të tanishëm kushtetues të Kosovës.” - ka thënë presidentja në detyrë e Kosovës.

Vjosa Osmani u pyet dhe se si do të votonte, nëse në të ardhmen në Kosovë do të mbahej referendum për bashkimin me Shqipërinë. Kësaj pyetjeje ajo refuzoi që të përgjigjej drejtpërdrejt, por la të kuptohej se tani për tani përkrah Kosovën e pavarur dhe nuk dha shenja se do ta përkrahte bashkimin në kontekstin aktual kushtetues.

“Kjo nuk është pyetje që do t’i përgjigjesha, sepse sipas kushtetutës sonë, nuk mund të ketë referendum për këtë temë. Kushtetuta është e qartë dhe unë vërtet besoj në këtë kushtetutë. Nëse kjo kushtetutë do të ndryshohej ndonjëherë – ndonëse dispozitat për ndryshimin e saj janë jashtëzakonisht të vështira, sepse ato i kërkojnë edhe dy të tretat e komuniteteve joshumicë -, vetëm nëse kjo kushtetutë do të ndryshohej ndonjëherë dhe kjo mund të ndodhë – s’jam e sigurt – pas disa dekadave, në atë kontekst politik do të mund të përgjigjesha. Në kontekstin politik të tanishëm, natyrisht, duke besuar në mënyrë fundamentale në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përgjigjja ime është: Kosova është këtu për të qëndruar, Kosova është përgjithmonë”, deklaroi Osmani

Të fundit