Flash News

E-TJERA

A i druhet shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese? Meta: Çështje politike. Jam i qetë dhe krenar!

A i druhet shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese? Meta: Çështje

Ndërsa në 14 tetor Komisioni i Venecias pritet të japë një opinion për shkarkimin e tij pasi u votua në Kuvend, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një çështje politike dhe se vendimi i takon Gjykatës Kushtetuese.

Nga Pogradeci ku mori pjesë në “mëngjesin e Lutjeve”, Meta tha se është tepër i qetë dhe krenar për veprimtarinë e tij në mbrojtjen e Kushtetutës, pasi sipas tij në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që lidhet me të.

Nuk nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar, për sjelljet e të tjerëve. Pasi sjelljet e mia kanë qenë pro Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me BE.

 Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Të fundit