Flash News

E-TJERA

A i ndalohet Berishës hyrja në Kuvend? Manjani sqaron Ligjin për Dekriminalizimin

A i ndalohet Berishës hyrja në Kuvend? Manjani sqaron Ligjin për
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë një shpejgim ligjor sa i përket çështjes "Berisha". Ai ka aqruar nëse ish-kryeministrit i ndalohet hyrja në Kuvend, pas shpalljes "non grata" në SHBA.

Duke evidentuar nenet përkatëse, Manjani thotë se Ligji për Dekriminalizimin nuk e ndalon Berishën që të hyjë në Kuvend. Referuar dispozitave ligjore, ai thekson se, Berisha nuk ka kryer një krim në Amerikë, nuk ka një vendim ndalimi nga një gjykatë për të dhe nuk është rezident amerikan që të jetë dëbuar prej andej.

Në këto kushte, Manjani thotë se nëse ish-kryeministri ka shkaktuar dëm me veprimet e tij, ka pasoja për Shqipërinë dhe jo për Amerikën. Për Manjanin, ndërhyrja e ndërkombëtarëve në këtë çështje është e pavend.

"Berisha në ka bërë dëm në jetën e tij politike, i ka bërë Shqipërisë jo Amerikës. Por në këtë vend ai votohet, kështu që s'ka më debat, aq më shumë me një ambasadë të huaj që s'ka asnjë punë, po hiç punë në këtë çështje!

Por për ta thjeshtuar edhe më shumë. Imagjinoni sikur Olta Xhaçka ti ndalojë hyrjen në Shqipëri Donald Trump dhe familjarëve të tij. Si mendoni ju, shteti amerikan e ndalon dot të kandidojë prap për president atje se nuk do Olta këtu?!  Apo po ti kërkojë ambasadori ynë atje FBI-së, dënoni Trumpin se kështu na e ka qejfi ne?!!!! Pu pu pu pu…", shkruan Manjani.

Pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve, kritikëve, por dhe të disa demokratëve, Berisha ka shprehur qëndrimin e palëkundur për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit dhe për të shkuar nesër në Kuvend.

Të fundit