Flash News

E-TJERA

A ishte Xhafer Deva patriot? Nevila Nikaj: Figurë me dritëhije; Pollo: Kolaboracionizmi i tij i kuptueshëm

A ishte Xhafer Deva patriot? Nevila Nikaj: Figurë me dritëhije; Pollo:

Historianët në Shqipëri nuk janë pajtuar plotësisht me cilësimet që e lidhin figurën e Xhafer Devës me krimet që kanë kryer nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historiania Nevila Nikaj tha në emisionin ‘Politiko’ se Deva ishte patriot dhe një figurë që shihet me dritëhijet e kohës, periudhës në Luftën e Dytë Botërore

Xhafer Deva ishte patriot. Të gjithë personazhet e historisë tonë kanë dritëhijet e tyre sepse kanë qenë momente të vështira në Luftën e Dytë Botërore. Duke patur parasysh krahinën që vjen dhe cfarë ka ndodhur me Kosovën pas ngritjes së flamurit në Vlorë duhet të mirëkuptohen për zgjedhje që ne sot i gjykojmë. Janë rrethana të ndryshme sic mund të jetë ajo e kryeministrit norvegjez, e Petenit në Francë që u bashkuan me Gjermaninë ose që u vunë në shërbim tyre.

Në rastin e shqiptarëve sidomos pjesa e mbetur jashtë kufijve ishte ëndërr e parealizuar në vite. Ti mirëkuptojmë por jo tu themi bravo ju qoftë.

Reagimet që bëhen për shtëpinë e Devës janë politike. Familja Deva është shpërngulur dhunshëm nga qyteti.

Antikomunizmi i tyre nuk vihet në dyshim. Pjesa nacionaliste edhe në Shqipëri, por në Kosovë është më e fortë. Patriotizmi i tyre nuk diskutohet.

Është shumë e vështirë të hyjnë në lëkurën e atyre njerëzve që një ditë e gjetën vetën të flisnin shqip”, tha Nevila Nikaj.

Nga ana tjetër, Genc Pollo nën cilësinë e historianit tha se Kolaboracionizmi i tij është i kuptueshëm dhe i justifikueshëm deri diku.

“Ata shpëtuan nga kërcënimi e shtypja. Ka një dallim mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ne këtu nuk kishim kërcënim për shuarje sic kanë vuajtur ata deri vonë. Për ta është një luks tu kërkosh kosovarëve të gjykosh manjilitetin e doktrinës fashite e naziste. Sjellja e tyre është më në favor.

 Nuk do votoja për një muze me emrin e Xhafer Devës po të isha funksionar në Kosovë. Është përgjegjës për masakrën e 4 shkurtit. Ai vrau në masë, edhe civilë dhe të pafajshëm. Kjo e skualifikon një glorifikim që ka vepruar në kuadrin e kohës”, tha Pollo.

Xhafer Deva ishte politikan shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.

Sipas historianëve, ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij nacionaliste dhe ishte antikomunist.

 

Të fundit