Flash News

E-TJERA

A janë më pak të rrezikuar duhanpirësit nga Covid? Mjeku: 25 % e të rinjve kalojnë infarkt miokardi

A janë më pak të rrezikuar duhanpirësit nga Covid? Mjeku: 25

Kardiologu Spiro Qirko është shprehur se nuk ka asnjë studim shkencor që tregon se duhanpirësit kanë më pak gjasa të preken nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku hodhi poshtë lajmet që kanë qarkulluar se duhani bën që njerëzit të kishin më pak shanse se ata që nuk pinin të diagnostikoheshin me Covid-19.

Ndër të tjera, ai u shpreh se 1 në tre persona në vendin tonë pijnë duhan dhe 25 % e moshave të reja që e pijnë, kalojnë infarkt miokardi. 

“Kam parë në rrjetet sociale, por në mediat serioze nuk e kam vënë re këtë që të thuhet nga profesorë të mëdhenj që duhani zgjidh Covid-in. Nëse do të bënin krahasimet ndërmjet humbjeve të jetës nga duhani me ato të Covid brenda një viti, do të shikojmë shifra të frikshme se nëse për një vit statistikat e OBSH janë rreth 2.4 milionë vdekje deri tani, ndërsa përsa i përket duhanit janë 8 milionë.  25 përqind e moshave të reja që pijnë duhan pësojnë infarkt miokardi. Kam parë çudira dhe nga eksperienca ime sepse duhani bën spazëm dhe tkurrjen e enëve të gjakut e bën nikotina. Rrit adrenalinën në gjak, hormonet e stresit dhe tkurr enët mirëpo kjo në disa persona genetikisht të predispozuar i kanë më të dobëta”, tha Qirko.

Të fundit