Flash News

E-TJERA

“A je gati për një vit burg?”, Genc Sjeko: Gjithmonë! Asnjë problem nuk i vjen vendit nga dëmtimi i imazhit të politikanëve

 

“A je gati për një vit burg?”, Genc Sjeko: Gjithmonë!

Genc Sejko, i njohur ndryshe si ‘ njeriu i memeve’ ka komentuar draftin e qarkulluar së fundmi për Kodin e ri Penal për mediat e cila parashikon qe personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg.

I ftuar në ‘Open’, Sejko thotë se e ka lexuar draftin dhe nuk impresionohet.

“A je gati për një vit burg?”- e pyeti gazetarja Eni Vasili.

Sejko: A vetëm për një meme, se kam bërë shumë. Unë kam qenë gati gjithmonë për këtë, nuk impresionohem.

E kam lexuar draftin, por edhe kryeministri e kundërshtoi, po se kuptoj pse.

Nëse e përdor imazhin e dikujt dhe nuk e sqaron atëherë je në kundërshtim me kodin penal. 

Mendoj se media online si ne është e vetmja industri që nuk e kanë në kontroll. Nuk do të kontrollojnë dot memet dhe qeveria fshihet pas kësaj që të largojë vëmendjen nga problemet që ka pandemia dështimi me integrimin

Asnjë problem nuk i ka ardhur Shqipërisë nga dëmtimi i imazhit të politikanëve.

 

 

 

 

 


 

 

 

Të fundit