Flash News

E-TJERA

A jeni kërcënuar? Hajdari: S’kam frikë, në Elbasan bandat mbështeten nga partitë duke shpërndarë drogë

 A jeni kërcënuar? Hajdari: S’kam frikë, në Elbasan  

Deputetja Rudina Hajdari, kandidate e Nisma Thurje deklaron se bandat në Elbasan kanë krijuar një pushtet të tmerrshëm.

E ftuar në emisionin “Front line” , Hajdari thotë se këta banda janë të lidhura me politikën e vjetër. E pyetur nëse është kërcënuar, ajo tha se nuk ka frikë, ndërsa shton se stafi i saj ndonjëherë ka përplasje në Elbasan.  

“Ligji nuk lejon tubime, për shkak të Covid. Partitë që do të bëjnë tubime të mëdha në kohë koronavirusi, tregon se dalin mbi ligjin, është shembull i shëmtuar i politikës së vjetër. Kam garuar në Elbasan, sepse gjysma e origjinës sime është nga Elbasani. Elbasani po shpopullohet, qytetet po plaken, shkollat janë mbyllur. Papunësia është shumë e lartë.

Bandat kanë krijuar pushtet të tmerrshëm, ndaj duhet të bëjmë luftë pa kompromis ndaj këtyre banditëve. Të gjithë në Elbasan e dinë se bandat janë aty dhe mbështeten nga partitë, duke shpërndarë drogë. Ne si Nisma Thurje kemi listat e plota për këtë qark. Qytetarët do të ndëshkojnë politikën e vjetër. Ndonjëherë, stafi im ka përplasje në Elbasan, sepse fushata është e egër. Edhe pse në Elbasan dominojnë bandat, unë s’kam frikë. Ne do ia dalim”, u shpreh Hajdari.

Të fundit