Flash News

E-TJERA

A ka ambicie për drejtimin e PD? Topalli: Me largimin e Bashës do të ndihem si në shtëpinë time

A ka ambicie për drejtimin e PD? Topalli: Me largimin e Bashës do

Largimi i Lulzim Bashës dhe ekzistenca e vlerave tek të cilat ka besuar do e bëjnë Jozefina Topallin të ndihet si në shtëpinë e saj në PD. Këtë e pohoi vetë ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, teksa ritheksoi se për sa kohë Basha është në krye të PD, atë nuk e lidh asnjë me selinë blu.

"Për sa kohë Basha është në krye të PD mua nuk më lidh asgjë, në momentin që do të largohet, ku thuhet se janë 4200 firma të delegatëve, nuk është vetëm një Kuvend, por mocion mosbesimi ndaj kryetarit, kur ai të largohet do të ndihem si në shtëpinë time, me një kusht që të kenë ato vlera për të cilën unë kam besuar dhe besoj akoma", shtoi Topalli. 

Kjo e fundit mohoi mundësinë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por nuk e përjashton faktin që të jetë pjesë e një grupi pune për të ringritur këtë forcë politike. Topalli solli në vëmendje grupin e punës që u ngrit për të përballuar krizën e vitit 1997. 

"Nuk besoj se do kandidojë, kam një jetë të gjatë në politikë, mua më mbushin qëndrimet që i quaj të rëndësishme, kur del e vërteta jam njeriu që ndihem mirë me ndërgjegjen time, s'kam ambicie për kryetare partie. Nuk është e rëndësishme nëse do të jem pjesë e bordit, kujtoj që në 1997 kur kemi qenë në krizë është krijuar një grup me disa, një grup i gjerë që jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ringritur PD, pra një grup tranzicioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, dhe mund të jetë opsion, por vendimet do të merren në Kuvend, më duket logjike, për atë që ka ndodhur në PD në të kaluar", tha Topalli për 'Report tv'.

Të fundit