Flash News

E-TJERA

A ka dëgjuar Altin Dumani si përfundoi kolegia e tij, Katica Janeva në Maqedoni?

A ka dëgjuar Altin Dumani si përfundoi kolegia e tij, Katica Janeva

Nga Hysni Gurra

Altin Dumani do të mbahet mend si njeriu që mori përsipër të përdorë prokurorinë speciale, investim amerikan dhe europian, për interesa krejt personale të kryeministrit të vendit. Pak a shumë ky investim përfundoi si fondet e IPARD që i hëngri Rama me Frida Krifcën.

Prokuroria speciale nuk u krijua për të mbyll në arrest shtëpiak Sali Berishën, për të tërheq zvarrë Ilir Metën për në qeli, apo për t’iu qep pas atyre që i rrezikojnë pushtetin nga brenda Ramës.

U krijua për të ruajtur këtë vend, që pretendon se është aleat strategjik i SHBA-ve, të mos bjerë nën influencën Ruse, Kineze, Iraniane…,pra, të shteteve jo miqësore me Perëndimin.

Ky ka qenë boshti për të cilin u krijua SPAK, sigurisht, pa bërë shumë dëme SHBA dhe BE e kanë lënë ndonjë hapsirë që t’i gjendet kryeministrit të radhës, por jo për të zhduk politikisht kundërshtarët e tij, pasi edhe ata pro-amerikanë e pro-europianë janë, më shumë bile. Sigurisht nuk u bë SPAK për të rras Rama në burg Veliajn kur kuptoi se po i ze karrigen.

Nuk i harxhuan amerikanët e europianët paratë për këto punë.

Ata invesruan, për shembull që të kishte ca përgjigje sot për: Çfarë ka bërë Altin Dumani për çështjen McGonigal, ku të përfshirë janë rusët dhe Rama, kundër interesave të SHBA?

Çfarë ka bërë Altin Dumani për kontrabandën e naftës që bëhet në Durrës në favor të Rusisë për të thyer bllokadën e vënë nga Perëndimi?

Çfarë ka bërë Altin Dumani për të zbuluar se ç’është takimi i Aruba me krerët e mafies globale mes tyre kinezë, rusë, nga Amerika Latine, ku ka patur edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare?

Çfarë ka bërë Altin Dumani për të kuptuar se pas kompanive ofshore që janë të lidhura me qeverinë shqiptare qëndrojnë biznesmenë të lidhur me qeveritë kineze, ruse, iraniane?

Dhe, ajo që duhet ta lerë pa gjumë Altin Dumanin këto kohë është fakti se një nga ortakët e aeroportit të Vlorës ka bërë kallëzim në penal në Prokurorinë e Përgjithshme për çështjen e tij dhe jo në SPAK. Dhe ai që ka bërë kallëzimin atje nuk është idiot. Por është orientuar të bëjë kallëzimin atje, gjë që do të thotë se besueshmëria në SPAK është përtokë.

Që Dumani nuk është rob i lexuar dhe s’mund të kapë gjëra me deduksione logjike, për këtë nuk kam dyshime. Por të paktën ai duhet të shihte si e kanë pësuar kolegët e tij si, Katica Janeva, në Maqedoninë e Veriut për shembull. Edhe ajo pati mbështjetjen e amerikanëve dhe bënte lart e poshtë si cube, por nga cubllëku i tepërt devijoi boshtin për të cilin u ngrit prokuroria speciale dhe po ata, amerikanët, ia rrasën sa krahu.

Nuk mund ta shpëtojnë Altin Dumanin sondazhet që paguan vetë te Barometri, vate ajo kohë.

p.s- Ose le t’i thotë Elisës të pyes Zelon për andej nga Ukraina ç’bëhet, se edhe ata e kanë një prokurori të tillë atje…

Të fundit