Flash News

E-TJERA

A ka ende vende skeptike për Shqipërinë? Ministri gjerman: Është vetëm një problem

A ka ende vende skeptike për Shqipërinë? Ministri gjerman:

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth dhe kryeministri Edi Rama janë pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp për vendet që mund të jenë ende skeptike përsa i përket procesit të zgjerimit në mbledhjen e ardhshme të ministrave të BE.

Roth tha se ka vetëm një problem dhe kjo ka të bëjë me një konflikt bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Pandemia e bëri praninë e secilit prej nesh të nevojshme. Mund të na shkojnë gjërat mirë nëse dhe fqinjëve iu shkojnë gjërat mirë. Gjendja në Ballkanin Perëndimor nuk është njësoj në të gjitha vendet.

Në Shqipëri dhe RMV klima është bërë më pozitive dhe në kontekstin e pandemisë. Kemi një perspektivë më miqësore drejtuar Ballkanit Perëndimor. Për momentin ka vetëm një problem që nuk ka të bëjë me Shqipërinë por me RMV dhe Bullgarinë”, tha Roth.

Ndërsa kryeministri Rama shtoi se pas zgjidhjes së këtij ngërçi mes dy vendeve do të shihet nëse ka ende skeptikë.

A ka, a nuk ka vende skeptike nuk e dimë sot sepse ka dalë Bullgaria dhe nuk flasin të tjerë. Nëse zgjidhet ngërçi do të shohim nëse ka apo s’ka vende kritike”, tha Rama.

 

 

Të fundit