Flash News

E-TJERA

A ka gisht Shkëlzen Berisha në çështjen 'Gërdeci'? Mediu: Nuk e dija ku ndodhej, ishte pronë e FA

A ka gisht Shkëlzen Berisha në çështjen

 

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, që tashmë po hetohet si i përfshirë në çështjen 'Gërdeci'.

I ftuar në Top Talk, Mediu mohon që ditën e ngjarjes ka pasur një bisedë telefonike me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mediu pohon se nuk e ka ditur vendndodhjen e Gërdecit dhe se nuk ka qenë pjesë e certifikimit të ministrit.

"Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit , por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin. Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA. Nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit", pohon Mediu.

Po pse pikërisht Gërdeci për demontimin e armëve? Mediu tregon se Gërdeci ishte pronë e FA dhe repart i tankeve, e për këtë arsye u zgjodh që procesi i demontimit të bëhej aty.

"Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA , repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh", u shpreh Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes tha se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore.

"Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore. E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor", tha Mediu.

Të fundit